Microsoft tashmë pranon aplikime nga zhvilluesit për aplikacionet universale

Teknologji

Microsoft tashmë pranon aplikime nga zhvilluesit për aplikacionet universale

Më: 15 prill 2014 Në ora: 19:46

Microsoft ka njoftuar për përditësime madhore që po vijnë në Windows Dev Center dhe Windows Phone Dev Center. Përditësimet në Windows Dev Center erdhën javën e kaluar, ndërsa në Windows Phone Dev Center erdhën këtë javë. Ndërkohë që Microsoft thotë se shumica e përmirësimeve i adresohen feedback-ut të zhvilluesve, përditësimi më madhor është mbështetja për aplikacionet universale në Windows 8.1 dhe Windows Phone 8.1. Microsoft shpjegon se tashmë zhvilluesit mund të ndërlidhin Windows Store dhe aplikacionet Windows Phone për të krijuar aplikacionet universale të Windows, duke ofruar një pako shkarkimi të vetme, e përshtatshme me të gjitha pajisjet Windows.

Kjo është një eksperiencë e re të cilën kompania shpreson se do të rrisë shkarkimet si të aplikacioneve falas ashtu edhe atyre me pagesë përmes çdo pajisje Windows. Kjo eksperiencë e re shtrihet edhe në ofertat e aplikacioneve të ndryshme që përdorin të njëjtin indetifikues në të dy dyqanet e aplikacioneve online.

Kompania Microsoft fillimisht foli për aplikacionet universale Windows për kompjuterët personalë, telefonët dhe tabletët më herët këtë muaj në konferencën e saj Build 2014. Këtë fundjavë që kaloi, kompania hodhi çmime të reja për të afruar edhe më shumë dy dyqanet online të aplikacioneve desktop dhe mobile.

Tjetër, përsa i përket aplikimeve të reja të aplikacioneve Windows Phone 8.1, zhvilluesit tashmë mund të vazhdojnë të përdorin platformën Silverlight e përditësuar me veçori të reja në Windows Phone 8.1 SDK, ose të përdorin platformën Runtime të Windows për të maksimizuar përdorimin e vazhdueshëm të kodit përmes aplikacioneve në telefonët, tabletët dhe kompjuterët personale.

Zhvilluesit e aplikacioneve mobile tashmë kanë mundësinë të rezervojnë emërtime të reja për aplikacionet e reja të Windows Phone për deri në 12 muaj deri në datën e lançimit, njësoj si në Windows Store. Zhvilluesit aktual të Windows Phone mund të vazhdojnë të përditësojnë aplikacionet e tyre pa rezervuar emërtimet e tyre, derisa ata të vendosin të shtojnë mbështetjen në Windows Phone 8.1.

Ndryshime të tjera kemi për të dy dyqanet online të aplikacioneve, teksa nuk kërkohet më verifikimi i identitetit gjatë regjistrimit të kartave të kreditit. Gjithashtu kemi një opsion të ri përtëritje të pagesave në Paypal, dhe një politike të re e të qëndrueshme certifikimi për të ndihmuar në mbështetjen e aplikacioneve universal të për Windows. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat