Dërgoni para me Facebook

Teknologji

Dërgoni para me Facebook

Më: 15 prill 2014 Në ora: 00:10

Facebook duket se do të futet edhe në biznesin e shërbimeve financiare, sipas një raporti të fundit ku thuhet se kjo kompani do ta arrijë këtë duke e realizuar mundësinë që përdoruesit e saj të blejnë e të dërgojnë para online.

Rrjeti social ka aplikuar te autoritetet irlandeze për licencë, që ta lejojë atë të pajiset me shërbimin elektronik të parave për përdoruesit e tij në Evropë. Dublini mban qendrën kryesore të Facebookut për Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën.

Facebook ka mbajtur takime me tre ofruesit e shërbimeve të transfereve të parave ndërkombëtarisht, TransferWise, Moni Technologies dhe Azimos për të ndihmuar rreth kësaj çështjeje.

Duke lejuar përdoruesit të dërgojnë remitenca përmes Facebookut, kompania do ta forcojë edhe më shumë këtë rrjet social. Emigrantët dërgojnë miliarda dollarë në vendet e tyre çdo vit, ku një pjesë dërrmuese e popullatës nuk kanë llogari bankare.

Facebook do të ketë shërbimin sikur Western Union e si PayPal dhe në shërbimet e pagesave telefonike ku momentalisht Vodafone është lider.
“Facebook dëshiron të bëhet i dobishëm për gjithë globin, e remitencat janë një përbërës i rëndësishëm i saj”, ka thënë një burim.
Në anën tjetër, Facebook ende nuk ka komentuar mbi këtë, duke e quajtur si “spekulim”.

Lëvizja e Facebookut drejt shërbimeve financiare përfaqëson një ndryshim në strategji, edhe pse kompania gjithmonë i ka dalë ballë pagesave. Facebooku i fiton shumicën e të hollave nga reklamat dhe fiton rreth 2.1 miliardë dollarë në mes të transaksioneve të uebfaqes dhe aplikacioneve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat