Testimi i parë i Audi A3 1.8T

Teknologji

Testimi i parë i Audi A3 1.8T

Më: 13 prill 2014 Në ora: 21:51

Audi për herë të parë prezentoi modelin A3 në vitin 2006, i cili nuk ishte edhe aq i suksesshëm. Por modeli i ri i Audi A3 duket se nuk do ta ketë atë problem. Me një punim më luksoz se kurrë, Audi e re A3 1.8T dëshmon se Audi është duke e marrur këtë model shumë seriozisht.

I fuqizuar me një motor 1.8 litërsh turbo-mbushës I-4, ai arrinë që të prodhojë 170 kuaj-fuqi dhe 200 lb-ft të çifteve rrotulluese, shpejtësia e të cilit vepron me një transmision prej gjashtë shpejtësive automatike.
Duke arritur 92 kmh në vetëm 6.8 sekonda, vetura premton të jetë shumë e mirë në shpejtësi. A3 është relativisht më e rëndë, me 10-20 kg shtesë, që nuk bën aq shumë diferencë. Me një çmim prej $30,785, A3 është me të vërtetë mirë e punuar.
Vetura përmbanë drita LED në pamjen e përparme dhe atë të pasme, dhe një dritare për diell në çati. Audi pret që ky model të sjellë shumë shitje për kompaninë kur të dal në shitje vitin e ardhshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat