Galaxy S5 thyen rekordin e S4-shit me shitje

Teknologji

Galaxy S5 thyen rekordin e S4-shit me shitje

Më: 13 prill 2014 Në ora: 20:47

Raportet më të reja nga Korea thonë se Samsung Galaxy S5 ka shijuar sukses të madh në ditën e lansimit të tij.
Telefoni i mençur ka thyer rekordin duke e mposhtur arritjen e paraardhësit të tij, në më shumë se 30 për qind.
Në disa vende në Evropë ka kaluar shitjen e S4 deri në dy herë më shumë, raporton Samsung.
Ky numër do të ishte edhe më i madh nëse vend-shitjet do të kishin numër më të madh të Samsung S5. Në qytetet si Parisi, Amsterdami dhe Londra qindra qytetarë prisnin para shitoreve të Samsungut hapjen e tyre për të blerë mobilin më të ri të kompanisë.
Samsung Galaxy S5 u lansua në 125 shtete të premten. Ditëve në vijim do të shtohen edhe 25 tregje të reja duke e rritur totalin në 150 sosh. Çmimi shitës i Samsung Gallaxy S5 me një kartelë fillon në 699 dollarë në ShBA e në Evropë e Azi me 599 euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat