Kabrio Corvette Z06

Teknologji

Kabrio Corvette Z06

Më: 13 prill 2014 Në ora: 20:08

Chevrolet ditë më parë njoftoi për prodhimin e veturës kabrio Corvette Z06 që vjen me një ndryshim drastik në motor me 6.2 litra LT4 V-8 me së paku 625 kuaj fuqi.

Derisa kabrio Corvette Z06 është vetura më e fuqishme që është prodhuar ndonjëherë në Amerikë, disa prodhues të veturave në Evropë gjithashtu kanë kabriot e tyre të jashtëzakonshme.

Shembull më i mirë i kësaj është Ferrari 458 Spider që vjen me 557 kuaj fuqi dhe motor 4.5 litërsh V-8. Një tjetër superveturë kabrio është edhe Lamborghini Aventador Roadster që është më e shpejta në Evropë. Ajo posedon 691 kuaj fuqi dhe një motor 6.5 litra V-12.

Pas tij vjen Mclareni i ri 650S Spider që ka 641 kuaj fuqi me motor twin-turbo 3.8 litra V-8. Nuk bën të nënvlerësohet as Porsche 911 Turbo S kabrio me 560 kuaj fuqi dhe motor prej 3.8 litrave .
Në listën e veturave kabrio hyn edhe Jaguar F-Type V8 me motor 5.8 litrave V-8 që arrin deri në 488 kuaj fuqi. Kjo veturë është më e ngadalshme se veturat tjera. Këtë e tregon edhe shpejtësia prej 60 miljeve që e arrin për 3.4 sekondave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat