Bugatti sjell gjeneratën e gjashtë të Veyron Grand Sport Vitesse Legends

Teknologji

Bugatti sjell gjeneratën e gjashtë të Veyron Grand Sport Vitesse Legends

Më: 12 prill 2014 Në ora: 14:18

Siç edhe është pritur qe një kohë të gjatë, Bugatti më në fund ka zbuluar gjeneratën e pestë të edicionit special të modelit Veyron që është pjesë e serisë Legends e bazuar në Grand Sport Vitesse.
Duket se ka ardhur koha që edicioni i ri special të rikujtoi modelin Type 18 “Black Bess”, për të cilin në Bugatti thonë se është njëra ndër veturat më të mira sportive të të gjitha kohërave.
Kjo veturë ishte pajisur me motor mjaft të fuqishëm me 5.0 litra që prodhonte mbi 1000 kuaj fuqi. Por modeli Veyron Grand Sport Vitesse “Legends”, do të jetë i kufizuar sa i përket prodhimit sikurse edhe modelet tjera në vetëm tri njësi, dhe në trupin e tij do të futet mjaft fibër karboni dhe ngjyrë të zezë.
Kjo veturë sportive dhe mjaft luksoze pritet ti prezantohet publikut gjatë panairit të Pekinit, kurse besohet se gjenerata e gjashtë dhe njëherit e fundit e Veyron, do ti dedikohet Elizabeth Junek, një garuese nga çekia e cila në shekullin e 20-të u shpall garuesja e parë femër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat