Amazon kundër Apple me telefon 3D

Teknologji

Amazon kundër Apple me telefon 3D

Më: 12 prill 2014 Në ora: 12:57

Amazon besohet se është duke punuar në telefonin tredimensional që pritet të publikohet gjatë muajit qershor.
Sipas raporteve të reja në Wall Street Journal, pajisja e re do të përdor një teknologji për gjurmimin e retinës për t`i bërë fotografitë që të duken se po dalin nga ekrani ngjashëm si një hologram derisa do të jetë plotësisht tredimensional. Telefoni që do të publikohet në qershor do të dal në shitje gjatë shtatorit, pohojnë raportet e reja.
Mediet amerikane pohojnë se telefoni 3D është kundër telefonit të ardhshëm të Apples “iPhone 6", i cili pritet të dal në shitje gjatë shtatorit. Analisti Ming-Chi Kuo beson se firma Amazon do të lansojë këtë telefon.
“Ne parashikojmë se Amazoni do të lansojë telefonin e vet të mençur brenda 3 apo 6 muajve të ardhshëm dhe do të përdorë të njëjtën strategji që e përdori për tabletët e tyre”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat