Një rishikim i Porsche 918 Spyder

Teknologji

Një rishikim i Porsche 918 Spyder

Më: 10 prill 2014 Në ora: 21:21

Ju deshën shumë vite Porsche-së për të krijuar një pasues të modelit shumë të sukesshëm Carrera GT, por më në fund, 918 është këtu – e cila është një veturë hibride.
Me një motor V8 të kombinuar që shkarkon 887 kuaj-fuqi dhe 944 ft të çifteve rrotulluese dhe me motor elektrik – një motor në çdo bosht- 918 ka një shpejtësi si të Bugatti-të, trajtim këmbëngulës dhe një fuqi të shpejtësisë deri në 344 kmh ku për 6.2 sekonda kapë shpejtësinë prej 96kmh. Makina ka një transmetues prej shtatë shpejtësive automatike dhe me veprim të motorit në katër rrotat.
Dhe sigurisht, kjo veturë ka një pamje po aq ekzotike si çdo super-veturë gati milionëshe, me një trup më të ulët dhe me një kabinë ultra-fantastike. Makina pritet të kushtojë $847,975.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat