Dropbox sjell aplikacionin e famshëm Mailbox për Android dhe desktop

Teknologji

Dropbox sjell aplikacionin e famshëm Mailbox për Android dhe desktop

Më: 10 prill 2014 Në ora: 16:57

Dropbox pretendon që është gati të hapë “një kapitull të ri”. Por çfarë nënkupton kjo gjë për “mbretin” e ngarkesës në cloud? Përveç mundësisë për të kombinuar llogaritë e ngarkesave personale dhe ato të biznesit, Dropbox ka lajmëruar që aplikacioni mobil i dërgimit të letrave Mailbox është i disponueshëm në Android dhe do të jetë në dispozicion në Google Play.

Nuk është vetëm një përkthim i drejtpërdrejtë i versionit të vet për iOS. Një veçori tërësisht e re Auto-swipe është shtuar, që i mundëson aplikacionit që të mësojë rreth e-mail-eve që ju i arkivoni dhe të vonojë e-mail-et, pra duke vepruar siç duhet kur letrat zyrtare të ngjashme vijnë në inbox-in tuaj. Kompania ka treguar po ashtu Mailbox-in për desktop, ndonëse ende nuk është edhe aq gati; nëse dëshironi që ta provoni, ai është në dispozicion në një fazë testuese beta.

Fakti që Dropbox-i është duke e bërë vendosjen e këtij aplikacioni në platforma të tjera është shenjë që aplikacioni, i cili u bë i popullarizuar kohë më parë, për shkak të lehtësisë në përdorim, është duke vazhduar të rritet dhe që kompania ka shumë shpresa për të në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat