Facebook ridizajnon reklamat e shfaqura në kolonën e djathtë të furnizuesit të lajmeve

Teknologji

Facebook ridizajnon reklamat e shfaqura në kolonën e djathtë të furnizuesit të lajmeve

Më: 10 prill 2014 Në ora: 16:53

Në dizajnin e ri të furnizuesit të lajmeve të lançuar gjatë muajit të kaluar, Facebook nuk aplikoi ndryshime ndaj reklamave që shfaqen në kolonën e djathtë të faqes kryesore, por tashmë kompania ka vendosur të modifikojë edhe këtë pjesë. Facebook sapo ka njoftuar se në muajt në vazhdim do të zmadhohen përmasat e reklamave të shfaqura në kolonën e djathtë të furnizuesit të lajmeve “News Feed”.

Kjo do të thotë se reklamuesit do të kenë në dispozicion një hapësirë më të madhe për të krijuar reklama më tërheqëse për përdoruesit e rrjetit social. Facebook ka deklaruar se si rezultat i këtij ndryshimi përdoruesit kanë qenë tre herë më tepër aktivë ndaj reklamave të reja.

Sipas Dan Slagan, zv.President marketingu në Nanigans, kompani që shet reklama të Facebook, reklamuesit do t’i pëlqejnë përmasat e mëdha të reklamave pavarësisht se ato do të jenë më të kushtueshme.

Deri në vitin 2012, reklamat e shfaqura në kolonën e djathtë të faqes kryesore siguronin pjesën më të madhe të të ardhurave të Facebook-ut, ndërsa në vazhdim kompania ka siguruar një pjesë të mirë të të ardhurave nga reklamat mobile dhe ato të shfaqura në furnizuesin e lajmeve. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat