Bërja “Quit” e aplikacioneve në iOS mund ta shkarkojë më shpejt baterinë

Teknologji

Bërja “Quit” e aplikacioneve në iOS mund ta shkarkojë më shpejt baterinë

Më: 10 prill 2014 Në ora: 16:51

Prej kohësh thuhet se kur bateria e iPhone-it është duke rënë mund t’i bëni "Quit" të gjithë aplikacioneve për të ndihmuar në ruajtjen e jetëgjatësisë së saj. Një gjë e tillë ka vlerë në kompjuter, por siç është vënë së fundmi në pah nga shkrimtari dhe ish-tekniku i Bar Genius, kjo gjë nuk vlen edhe aq në iOS. Në kompjuter, sa më shumë softuerë hapni, aq më shumë punë bën ai dhe aq më shpejt shkarkohet bateria. Në iOS, gjërat janë pak më ndryshe:

Mund ta keni mbyllur aplikacionin, por ajo që keni bërë në të vërtetë është se po përkeqësoni jetëgjatësinë e baterisë nëse e bëni këtë gjë rregullisht. Me mbylljen e aplikacionit, ju e hiqni atë nga RAM-i i telefonit. Edhe pse mund të mendoni se kjo mund të jetë ajo që doni të bëni realisht, nuk është.

Pse? Sepse, kur të keni sërish nevojë për të njëjtin aplikacion, atij do t’i duhet të ngarkohet nga e para në kujtesë. Ngarkimi dhe shkarkimi thjesht i shkakton më tepër "stres" pajisjes suaj. iOS-i i mbyll vetë aplikacionet kur ka nevojë për kujtesë që do të thotë se po bëni në fakt punën e vetë sistemit.

E vërteta është se ato aplikacione nuk ekzekutohen në sfond fare pasi largoheni prej tyre. Kjo sepse iOS-i i ngrin përkohësisht atje ku i keni lënë për herë të fundit në mënyrë që të jenë gati nëse i hapni përsëri.

Përveç rasteve kur keni aktivizuar Background App Refresh, aplikacionet nuk duhet të punojnë në sfond përveçse nëse po luajnë muzikë apo po regjistrojnë audio apo edhe po presin për telefonata, siç është rasti i Skype.

Nëse do të bënim një paralelizëm, ky rast është njësoj si kur makina juaj ka shumë pak karburant të mbetur dhe është më mirë që për punë minutash ta mbani të ndezur sesa ta fikni dhe ta ndizni nga e para. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat