Google Glass mund të mundësojë disa gjëra të mrekullueshme. Për shembull, shikoni jo më tepër se një spital të fëmijëve në Hjuston që është duke përdorur një palë syze për të sjell lumturi tek fëmijët e sëmurë. Spitali Memorial i Fëmijëve Hermann në Hjuston së fundi iu dha disa fëmijëve, të cilët nuk kishin mundësi të largohen nga spitali, mundësinë që virtualisht ta vizitojnë Kopshtin Zoologjik në Hjuston me Google Glass. Programi është lloji i parë i këtillë në Shtetet e Bashkuara.
Fëmijët i bartin Google Glass-ët dhe marrin pjesë në një “Glass Hangout të dyfishtë” me punonjësit e kopshtit zoologjik. Kjo iu mundëson fëmijëve që të “vizitojnë” kopshtin zoologjik prapa skenave me mirëmbajtësit e tij për të qenë afër, duke i shikuar kafshët.
“Ato (syzet) i dhanë një mundësi për t’u ndjerë si të ishte një fëmijë normal,” tha nëna e një djali 6 vjeçar i cili vuan nga diabeti, i cili ishte njëri nga fëmijët e parë që morën pjesë në program. “Ai ishte në gjendje ta shikonte kopshtin zoologjik – çka ka një gjë më të mirë se kjo?”
Spitali, që është i vendosur përgjatë rrugës në Kopshtin Zoologjik Hjuston, thotë që do të vazhdojë të gjejë rrugë të reja për të përdorur Google Glass për të ndihmuar pacientët. Kopshti Zoologjik i Hjustonit iu bashkua programit për Hulumtim të Google Glass verën e kaluar. (PCWorld Albanian)