Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Ligji i BE-së për ruajtjen e të dhënave dhunon të drejtat e privatësisë

Teknologji

Gjykata Evropiane e Drejtësisë: Ligji i BE-së për ruajtjen e të dhënave dhunon të drejtat e privatësisë

Më: 10 prill 2014 Në ora: 09:59

Bashkimi Europian ka argumentuar se kompanitë e telekomunikacionit duhet të ruajnë të dhëna të internetit dhe telefonatave për një periudhë të gjatë kohore në mënyrë që të ndihmojnë në gjurmimin e keqbërësve, por Gjykata Europiane e Drejtësisë nuk është aspak dakord. Sipas saj, Direktiva e Bashkimit Europian për ruajtjen e të dhënave (metadata) deri në dy vjet përbën një dhunim serioz të të drejtave mbi privatësinë.

Kjo direktive lejon mbledhjen e shumë më tepër informacioneve se sa është e nevojshme, nuk përcakton limitet e firmave dhe lejon kompanitë që të dërgojnë të dhëna jashtë BE-së.

Pavarësisht se direktiva në fjalë lejon vetëm ruajtjen e metadata dhe jo të vetë përmbajtjes, gjykata beson se mbledhja e pakufizuar e tyre lejon mbikqyrjen e aktiviteteve ditore të njerëzve dhe marrëdhënieve sociale. Gjykata ka marrë parasysh problemet me privatësinë dhe ka vendosur që ruajtja e këtyre të dhënave është e rrezikshme në qoftë se nuk përcaktohen limite.

Vendimi përbën një fitore për avokatët e privatësisë, por problemi i Evropës përsëri mbetet i pazgjidhur. Si fillim, shtetet anëtare të BE-së duhet të vazhdojën të përmirësojnë ligjet e tyre në mënyrë që këto të fundit të përputhen me këtë vendim. Pavlefshmëria e ligjit i vendos kombet para një situatë të vështirë.

Ato mund t’ju kërkojnë kompanive të telekomunikacionit të ruajnë të dhënat metadata, por nuk është e qartë se cilat do të jenë standartet e reja dhe se çfarë duhet të bëjnë kompnitë me informacionin që kanë ruajtur. Këto paqartësi do të vazhdojnë të ekzistojnë derisa të përcaktohen udhëzimet e reja mbi mbledhjen e të dhënave. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat