Samsung kërkon ndihmë në gjyq nga Google

Teknologji

Samsung kërkon ndihmë në gjyq nga Google

Më: 9 prill 2014 Në ora: 22:53

Pavarësisht që nuk është e përshtatshme që çështja gjyqësore mes Apple dhe Samsung po zvarritet dhe që të gjithë fansat do të donin që kjo të merrte fund, beteja në gjykatë nuk duket se ka fund mes tyre. Në procesin gjyqësor më të fundit Apple në pozicion “sulmi” kërkonte 2 miliard dollarë dëmshpërblim nga Samsung për përdorimin pa të drejta autori për pesë patenta të Apple, përfshirë edhe atë të prekjes për të kërkuar dhe atë të rrëshqitjes për të shkyçur.

Këtë radhë, mesa duket, Samsung po përpiqet të tërheqë edhe inxhinierët e Google në gjykatë për të dëshmuar në mbështetje të Samsung për krijimin e Android. Shpresa është që dëshmia e tyre në gjykatë do të vërtetonte se sistemi i operimit për pajisjet Samsung, bashkë me të gjitha veçoritë që ka sjellë në modele të ndryshme, është zhvilluar në mënyrë të pavarur nga iOS. Dëshmia e tyre shihet si kyçe nga Samsung dhe pritet të jetë një lëvizje e mirë nga Samsung duke iu afruar më shumë përfundimit të gjyqeve.

Ndërkohë, nga kampi i Google të gjithë kanë qenë deri tani të pa përfshirë në proces. Por duke qenë se sistemi që Samsung ka përdorur është realisht prodhim i Google, është parë e arsyeshme nga ekzekutivët koreanë që ta përfshijnë edhe Google në valle. Tani Apple po kërkon dëmshpërblim në vlerën 40 dollarë për çdo pajisje të shitur, shumë më shumë nga sa ka kërkuar më parë. Në një përpjekje të dobët kundërsulmi, Samsung ka ngritur akuza ndaj Apple për vjedhje të dy prej teknologjive koreane që Apple i ka përdorur në iPhone dhe iPad. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat