Aplikacioni 90Night ju ndihmuar që të zgjidhni kohën më të mirë për t’u zgjuar

Teknologji

Aplikacioni 90Night ju ndihmuar që të zgjidhni kohën më të mirë për t’u zgjuar

Më: 9 prill 2014 Në ora: 22:31

Android: Një cikël gjumi prej 90 minutave mund të ju sigurojë që të zgjoheni energjikë dhe 90Night e bën atë të lehtë duke ju ndihmuar që të zgjidhni kohën më të mirë për t’u zgjuar.

Aplikacioni pa pagesë për Android ju kërkon të tregoni kohën që dëshironi të flini dhe sipas tij ju ofron një ekran me kohë të ndryshme duke u bazuar në ciklin prej 90 minutave. Zgjidhni kohën që dëshironi dhe 90Night automatikisht do ta vendos një alarm për të.

Në opsionet e aplikacionit, ju po ashtu mund të shtoni sasinë e kohës që ju duhet të ju zë gjumi, në mënyrë që 90Night ta marr atë në konsideratë kur ju tregon për kohët. Mbi të gjitha, është një proces shumë më i thjeshtë se sa vendosja e një alarmi nga ju. Aplikacioni punon po ashtu në mënyrën tjetër, ku ju mund të tregoni se kur zgjoheni dhe 90Night do të ju ofrojë opsione të kohës kur duhet të flini.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat