Përfitimet e Samsung-ut gjatë tremujorit të parë të 2014-ës pësojnë rënie

Teknologji

Përfitimet e Samsung-ut gjatë tremujorit të parë të 2014-ës pësojnë rënie

Më: 9 prill 2014 Në ora: 22:29

Samsung Electronics gjatë të martës lajmëroi që në raportet finaciare konstatohet një rënie në fitimet operative gjatë tremujorit të parë të vitit 2014. Prodhuesi më i madh i smartfonëve ka arritur një përfitim operativ në vlerë prej 7.9 miliardë dollarë, apo 8.4 trilionë uonë koreanë, që është një rënie prej 4.3 për qind në krahasim me 8.78 trilionë uonë që kishte fituar një vit më parë. Sipas kompanisë shitjet e bashkuara do të jenë rreth 53 trilionë uonë, që është një ngritje nga 52.87 trilionë sa ishte në tremujorin e parë të vitit 2013. Samsung mohoi të komentonte se cilët ishin faktorët përgjegjës për këto rënie.

Gjatë shkurtit, kompania prezantoi smartfonin e saj më të fundit Galaxy S5, që ka një kamerë të përmirësuar dhe një lexues të gjurmëve të gishtërinjve. Ai erdhi pasi grupi hulumtues Gartner tha që prania në treg e Samsung-ut ka shënuar një rënie gjatë tremujorit të fundit të vitit 2013, duke cituar një treg të ngopur në shtetet e zhvilluara.

Gjatë janarit, Samsung tha që priste që viti 2014 të ishte një përsëritje e mostrës së vitit të kaluar, me një gjysmë të parë të vitit jo edhe aq të fuqishme dhe një gjysmë të dytë më të fuqishme. “Do të jetë sfiduese që Samsung të përmirësojë fitimet e veta në tremujorin e parë teksa sezoni i dobët i industrisë së IT-së do të bëjë presion në kërkesat për komponentë dhe produkte televizive,” tha kompania kur lajmëroi për rezultatet e arritura gjatë tremujorit të katërt të vitit 2013.

Kompania kishte raportuar që fitimi i përgjithshëm operativ prej 8.31 trilionë uonë gjatë periudhës tetor-dhjetor, kishte pësuar një rënie për 6 për qind nga 8.84 trilionë uonë sa ishin gjatë tremujoprit të fundit të vitit 2012. Fitimi operativ është një matës i dobishëm sepse tregon funksionimin e veprimeve kyçe të kompanisë, duke mos përfshirë faktorët e tjerë si investimet.

Parashikimet më të fundit nga Samsung ndjekin fitimet e rrafshëta në biznesin e smartfonëve dhe tabletëve në tremujorin e fundit të vitit 2013, që kishte arritur të siguronte 5.47 trilionë uonë, që nuk kemi pasur ndryshime në krahasim me një vit më parë. Ndonëse përfitimet pësuan rritje për 8.7 për qind, biznesi mobil i Samsung-ut vuajti për shkak të harxhimeve të rritura sezonale në reklamime. Samsung ka planifikuar që të tregojë rezultatet e plota për tremujorin e parë të vitit 2014 gjatë ditëve në vazhdim të këtij muaji. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat