Edhe e-mail ndot ambientin

Teknologji

Edhe e-mail ndot ambientin

Më: 9 prill 2014 Në ora: 19:20

Duke nisur prej vitit 1993 përdorimi i e-mail, apo postës elektronike, ka pësuar një zhvillim marramëndës si përsa i përket sasisë dhe cilësisë së informacionit, ashtu edhe shpejtësisë dhe mënyrës së ruajtjes së të dhënave.

Në ditët e sotme përllogaritet që trafiku botëror i e-mail-eve të jetë afërsisht 500 miliardë në 24-orë.

Megjithatë, pak kush e ka idenë se sa është ndikimi negativ në ambientin ku jetojmë nga gjenerimi i e-mail-eve nga kompanitë e shumta në rrjet.

Sepse për të mbërritur në momentin final, atë të dërgimit të një “zarfi” elektronik është përdorur energji e prodhuar në disa mënyra. Kështu, përllogaritet që në një ditë të emetohet 30.6 tonë gaz karbonik në atmosferë për këtë arsye. Kjo sasi është e barabartë me konsumin e karburantit për 30 fluturimeve vajtje-ardhje Paris-New York. Dërgimi i një e-mail-i të vetëm në ditë ka pasojë të barabartë me 6 gramë gaz karbonik në atmosferë. Ndërkohë që edhe ruajtja e materialit ka koston e saj ambientale. Specialistët kanë përllogaritur se arkivimi i çdo e-mail-i, pavarësisht përmbajtjes dhe sasisë së informacionit, është i barabartë me emetimin e 3 gramëve gaz karbonik në një ditë të vetme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat