Qeveria e Britanisë paguan Microsoft për vazhdimin e mbështetjes për XP

Teknologji

Qeveria e Britanisë paguan Microsoft për vazhdimin e mbështetjes për XP

Më: 9 prill 2014 Në ora: 17:50

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ofruar Microsoft-it një shumë prej 5.5 milion £ për të vazhduar mbështetjen e sistemit operativ XP, ku Microsoft përfundoi sot mbështetjen për këtë sistem.

Kostoja e qeverisë britaneze për vazhdimin e mbështetjen së Windows XP nga Microsoft ishte 5.5 milion £, mbështetje e cila është e vlefshme vetëm për një vit, pas të cilit përdoruesit e sektorit publik do të duhet ta zëvendësojnë sistemin në sisteme të reja.

Shërbimi Komercial Crown (CCS), një agjenci e re për blerje, i pagoi kompanisë amerikane Microsoft këtë shumë për të siguruar informatat e rëndësishme të sigurisë në Windows XP, Office 2003 dhe Exchange 2003 që janë në të gjithë sektorin publik në Britani.

“Ne kemi bërë një marrëveshje me Shërbimin Komercial Crown për të siguruar sektorin publik të Britanisë që përdor ende sistemin XP dhe programet Office 2003 dhe Exchange 2003, për një vit deri më 8 prill 2015”, tha një zëdhënës i Microsoft.

Kjo mbështetje nga Microsoft mund të kërkojë përmirësimin e mijëra kompjuterëve. EHI Intelligence llogariti në shtator 2013 se 85% e 800,000 kompjuterëve personal në NHS ishin ende duke përdorur sistemin XP. Në të kundertën, vetëm 14% ishin duke përdorur Windows 7 dhe vetëm 1% Windows 8.

Ministria e brendshme holandeze gjithashtu ka bërë një marrëveshje multi-milionëshe me Microsoft, për 40,000 kompjuterë personal të qeverisë të cilët përdorin Windows XP.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat