“Publiku të ndryshojë fjalëkalimet”

Teknologji

“Publiku të ndryshojë fjalëkalimet”

Më: 9 prill 2014 Në ora: 17:41

Disa firma të teknologjisë së fundit kanë njoftuar njerëzit të ndërrojnë të gjitha fjalëkalimet e tyre, pas zbulimit të një mete sigurie.

Platforma Tumblr e Yahoo-së ka këshilluar publikun “të ndryshojë fjalëkalimet kudo, veçanërisht në shërbimet e sigurisë së lartë si email-et, ruajtja e skedarëve dhe nëpër banka”.

Këshilltarët e sigurisë kanë dhënë të njëjtin paralajmërim rreth problemit “Heartbleed”. Reagimi vjen pas lajmit se një produkt i përdorur për të ruajtur të dhënat është kompromentuar dhe lejon tashmë përgjimet.

OpenSSL është një bibliotekë popullore kriptografike, e cila përdoret për të për të ngjitur (marrë) në mënyrë dixhitale të dhëna sensitive teksa kalojnë nga njëri kompjuter kryesor te tjetri, kështu që vetëm ofruesit e shërbimit dhe përfituesit mund ta kuptojnë.

Nëse një organizatë përdor OpenSSL, përdoruesit shohin një ikonë dryni në kërkuesin e tyre online, edhe pse kjo mund të jetë shkaktuar edhe nga produktet rivale.

“Google Security & Codenomicon”, një kompani finlandeze sigurie, zbuloi të hënën se një e metë ka pas ekzistuar në programe për më shumë se 2 vjet, që mund të jetë përdorur për të ekspozuar çelësa sekretë që identifikohen nga ofruesit e shërbimit që përdor OpenSSL.

Ata thonë se nëse sulmuesit kibernetikë krijojnë kopje të këtyre çelësave, ata mund të vjedhin emrat dhe fjalëkalimet e njerëzve që përdorin atë shërbim, ashtu sikurse dhe mund të marrin kopje të të dhënave të tyre dhe të krijojnë faqe të rreme interneti, që mund të duken si legjitime, sepse kanë përdorur kredencialet e vjedhura.

Ata e kanë ashtuquajtur “Heartbleed Bug”, sepse e meta në fjalë shkakton “rrjedhje të përmbajtjes së memorizuar” mes kompjuterave server (qendrorë) dhe klientëve të tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat