Twitter blen start up-in Cover

Teknologji

Twitter blen start up-in Cover

Më: 9 prill 2014 Në ora: 00:01

Twitter ditën ka njoftuar se ka blerë aplikacionin “lock screen” të Start Up-it “Cover”. Ky aplikacion, i cili është i lançuar vetëm në fazën Beta në tetor të vitit të kaluar, do të qëndrojë në Google Play për momentin.

Cover thotë se nuk ka plane për të “vrare” aplikacionin teksa fokusi i ekipit është tek Twitteri tashmë. Kjo e thënë ndryshe, “Start Up-i” nuk ka përjashtuar ndryshime të mundshme, por ka lajmëruar një përditësim në përputhje me rrethanat e krijuara së fundmi.

Twitter, ashtu si Cover, beson në potencialin e pabesueshëm që bart platforma Android. “Ata ndajnë vizionin tonë që smartfonët mund të jenë edhe më të mençur, më të përdorshëm dhe më kontekstual dhe së bashku do ta bëjmë të mundur këtë gjë.” Cover shpjegon këtë gjë në njoftimin e blerjes nga Twitter. “Ne do të vazhdojë të krijojmë ato çfarë e bëjnë Cover të shkëlqyer, dhe në menduam të krijojmë diçka edhe më të mirë tek Twitter.”

Për ata që nuk kanë dëgjuar më parë për Cover, ky Start Up përshkruan aplikacionet e tij si të aftë për të mësuar “ku dhe kur përdorni ju aplikacione të ndryshme dhe si i vendosni ato në “Lock Screen” për akses më të thjeshtuar.” Hapësira Android po bëhet çdo ditë e më shumë konkurruese në mesin e gjigandëve teknologjikë, dhe Twitter thjesht po sigurohet që nuk do të mbesë prapa. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat