Raport: Apple po teston iTV-të prej 65 inç

Teknologji

Raport: Apple po teston iTV-të prej 65 inç

Më: 8 prill 2014 Në ora: 18:06

A do të përdorë Apple OLED për një set të ardhshëm televiziv? Kjo pyetje nuk ka një përgjigje të saktë akoma. Por, sipas një raporti që vjen nga Koreja Jugore, Apple është duke testuar panele për iTV-të. Një prodhues i “paemëruar” i paraqitësve nga Koreja e Jugut është duke prodhuar panele të mostrave të diodave që emitojnë dritë organike (OLED) për “iTV-në” e Apple, që, sipas Korea Herald, që citon analistin Lee Seung-woo me bazë në Seul nga kompania IBK Securites, “pritet të prodhohet masivisht vitin e ardhshëm”.

Sidoqoftë, analisti thotë që “nuk është e sigurt nëse Apple do ta përdor atë për prodhim masiv të iTV-së së shumë përfolur pasi janë ende duke u kryer testime.” Ndonëse ngjarja nga Herald-i nuk e përmend një prodhues, BrightWire raporton që është LG Display. Ndoshta aspekti më befasues i lajmit, nëse është i saktë, është përzgjedhja e një paneli OLED. Historikisht, Apple ka shfaqur një parapëlqim për LCD-të. Dhe panelet OLED vështirë se prodhohen në madhësitë e përdoruara për TV, që i bën ata shumë të shtrenjtë. Dhe kjo ka çuar në shtyrje. “Shtyrja është raportuar për shkak të përpjekjes së Apple për të zhvendosur panelet LCD në OLED,” thuhet në raport.

“Ndonëse ritmi i prodhimit të paneleve OELD ende nuk është i lartë për prodhim masiv, ata vlerësohen të jenë panelet më të mirë për TV për shkak të definicionit të lartë dhe mundësisë së lakimit,” thuhet në raport, që citohet analisti nga Shinhan Investment, John Seo. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat