Orë me sistem GPS, për të ditur gjithmonë se ku ndodhet fëmija yt

Teknologji

Orë me sistem GPS, për të ditur gjithmonë se ku ndodhet fëmija yt

Më: 8 prill 2014 Në ora: 16:55


Shumë të vegjël për të pasur smartphone, por prindërit janë në ankth? Zgjidhja mund të jetë një “orë e zgjuar” e krijuar enkas për fëmijët, me Gps të integruar.

Dispozitivi quhet HereO, dhe funksioni i tij primar është për të lokalizuar vendndodhjen e atij personi që e mban, falë një aplikacioni që e mban të lidhur me telefonin e prindërve.

HereO është me përmasa enkas për dorën e fëmijëve me moshë nga 3 deri në 8 vjeç, dhe ka një dizajn me ngjyra të ndryshme.

Gjithashtu kjo orë ka një kartë të integruar e cila dërgon njoftime në celularin e prindërve, si për shembull nëse fëmija është në shkollë dhe në ndonjë rast të veçantë, ekziston edhe një sinjal alarmi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat