Apple iWatch vjen në shtator, bashkë me iPhone 6?

Teknologji

Apple iWatch vjen në shtator, bashkë me iPhone 6?

Më: 8 prill 2014 Në ora: 16:14

Raportet më të reja mediale sugjerojnë se ora e mençur e Apple, iWatch do të vijë së bashku me iPhone 6 gjatë muajit shtator, njofton Economic Daily News nga Tajvani.
Gazeta thotë se iWatch do të krijohet nga Quanta, kompania e cila thuhej se do ta prodhonte versionin e iPad me ekranin prej 12.9 inç.

Apple iWatch do të mbështetet në procesorin e kompanisë Apple, ndërsa tani plani i kompanisë Apple tani është që të prodhojë 65 milionë njësi të iWatch, deri në fund të vitit 2014.

Në orën e re të Apple thuhet se fitnesi do të ketë rol kyç, ngjashëm siç pritet të kenë edhe aplikacionet e reja të përfolura për Apple iOS 8.

Raportohet se Apple iWatch do të vijë në dy madhësi të ndryshme të ekranit: njërin me diagonalen prej 1.3 inç, të dedikuar për femra dhe tjetrin me 1.7 inç për meshkuj. Të dy versionet do të pajisen me xhamin prej safiri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat