Will.I.Am prodhon orë të mençur [video]

Teknologji

Will.I.Am prodhon orë të mençur [video]

Më: 8 prill 2014 Në ora: 00:53

Gjatë një paraqitje të fundit në një emision televiziv në Britani, reperi Will.i.am ka zbuluar projektin e tij të fundit që ka befasuar të gjithë: një orë të mençur.

Reperi zbulimin e orës së tij të mençur e bëri derisa moderatori Carr po e intervistonte, ndërsa ai tha: “Nuk barti më telefon me vete; e përdori vetëm këtë, ky është telefoni im”.
Ai më pas nisi të prek ekranin e orës së tij kur për t’u dëgjuar prekjet e tasteve me zë.
“Ka shumë ora të mençura që iu duhet edhe një telefon që të funksionojnë. I imi nuk ka nevojë për një të tillë; kjo orë është telefon”, shtoi ai.

Will.i.am më pas preku më shumë ekranin dhe në pajisjen e tij u dëgjua një prej këngëve të tija.
Megjithatë, reperi nuk ka zbuluar të dhëna të shumta për të. Në Twitter, derisa po bisedonte me përcjellësit e tij, ai ka bërë me dije se kompaninë për prodhimin e kësaj ore e ka themeluar vet, me paratë e veta, duke shtuar se këtë pajisje planifikon ta lansojë së shpejti.

Will.i.am gjithashtu ka thënë se ora e tij e mençur mund të lidhet me kufje përmes Bluetooth-it, si dhe përmban aplikacionet e Twitter-it, Instagram-it dhe Facebook-ut, madje edhe të gjitha këngët e tija, që nënkupton se ka hapësirë të mjaftueshme në të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat