Themeluesi dhe CEO i Waze publikon detajet e marrëveshjes me Google

Teknologji

Themeluesi dhe CEO i Waze publikon detajet e marrëveshjes me Google

Më: 7 prill 2014 Në ora: 21:03

Google ka përfunduar blerjen e Waze qershorin e vitit të kaluar, por vetëm tani është bërë i ditur çmimi që u pagua për “StartUp-in” social me zyra qendrore në Izrael, si dhe janë zbuluar arsyet pse është shitur.

Në një postim në blog në LinkedIn nga Noam Bardin, që është CEO dhe bashkëthemeluesi i Waze, u konfirmua se Google kishte rënë dakord në një marrëveshje 1.5 miliard dollarë për të blerë këtë kompani. Kjo shifër është përfolur edhe më parë ngaqë kompania kishte dhënë një shifër diku mes 1.1 miliard dhe 1.3 miliard dhe akoma nuk dihet mënyra e pagesës.

Për më tepër Bardin ofron edhe një informacion interesant përsa i përket marrëveshjes. Ai lë të kuptohet se kanë qenë nën presion nga investitorët, që mesa duket kanë pasur pjesë të konsiderueshme të aksioneve të kompanisë dhe rezultoi në një faktor kyç për ta shitur.

Bardin gjithashtu vë në dukje edhe një tjetër gabim të Waze, të cilën ai përsëri lë të kuptohet influenca e kompanive investuese kur ai shpjegoi sesi kompania çdo ditë e më shumë po bëhej një konkurrent i drejtpërdrejtë i Google.

Bardin u transferua për tek Google pas blerjes së Waze, ndryshe nga bashkë themeluesit tjetër Uri Levine, i cili tashmë po punon me FeeX, një kompani kjo e fokusuar në ekspozimin e tarifave të fshehura brenda shërbimeve financiare. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat