Nokia sjell përditësimin e dytë madhor në platformën Asha (Video)

Teknologji

Nokia sjell përditësimin e dytë madhor në platformën Asha (Video)

Më: 7 prill 2014 Në ora: 20:41

Ashtu siç ishte premtuar, Nokia po lëshon një përditësim të dytë madhor për platformën Asha të smartfonëve të saj me çmim të përballueshëm. Përditësimi sjell aplikacionin Mix Radio, një kamerë të përmirësuar bashkë me një asistent për foto “selfie”, veçorinë Panorama, Mbështetje për OneDrive, Facebook likes, Kontroll prindëror.

Përditësimi po ashtu po dërgohet direkt në celularin tuaj dhe do t’ju shfaqet si një njoftim, po ju gjithashtu mund të bëni edhe një kontroll manual. Përditësimi i ri është për pajisje me një kartë dhe dy karta në modelet Asha 500, 501, 5002, 503, dhe 230.

Ndër veçoritë që vërehen më së shumti është ndërfaqja e re e kamerës me veçorinë Panorama. Gjithashtu kur doni të kapni imazhe “selfie” kamera do t’ju ndihmojë duke ju treguar se kur fytyra juaj është në qendër ekranit.

Gjithashtu Microsoft One Drive është i disponueshëm edhe në linjën e smartfonëve Asha me veçorinë e ngarkimit të të dhënave automatikisht. Dhe e fundit, kontrolli prindëror tashmë ju lejon të vendosni një kod Pin për shfletuesin dhe aksesin në dyqanin e aplikacioneve. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat