Pikat e aksesit publik Wireless do të ofrojnë internet më të shpejtë falë teknologjisë së re të Qualcomm

Teknologji

Pikat e aksesit publik Wireless do të ofrojnë internet më të shpejtë falë teknologjisë së re të Qualcomm

Më: 7 prill 2014 Në ora: 20:01

Qualcomm po përgatit çipe që përdorin një teknologji të re antenash Wi-Fi për të përshpejtuar shpejtësitë e shkarkimit në pika publike Wireless të cilat janë të ngarkuara. Rritja e popullaritetit të Wi-Fi e ka dëmtuar dukshëm performancen e këtij rrjeti ngaqë është rritur numri i pajisjeve që kanë akses në pika publike Wireless, tha Zëvendës Presidenti i Qualcomm Atheros Todd Antes, përgjegjës për divizionin e zhvillimit. “Shumë nga ne kanë pasur probleme të aksesimit të internetit në aeroporte ngaqë më shumë se 100 njerëz e përdorin njëkohësisht, dhe kjo ka reduktuar ndjeshëm shpejtësinë e internetit, madje të arrijë deri atje sa nuk mund ta aksesoni fare.”

Problemi është i tillë që pikat e aksesit ose routerat Wireless përdorin intervale kohore të shkurtra për të komunikuar më një përdorues, dhe sa më shumë përdorues që të hyjnë aq më shumë mbingarkohet rrjeti. MU-MIMO (Multi user-multiple-input multiple-output) do të ndihmojë në ndryshimin e kësaj situate duke bërë të mundur që rrjeti të transmetojnë të dhëna shumë përdoruesve njëkohësisht.

“Në rastin tonë, rrjeti mund tu përgjigjet vetëm tre klientëve në të njëjtën kohë, kështu që i bie që të ketë 2-3 herë mundësi për përmirësim të kapaciteteve”, tha Antes. Që të dyja si pikat e aksesit edhe pajisjet që ndërlidhen duhet të kenë të implementuar teknologjinë e re që të përdoret MU-MIMO, kështu që mos prisni diçka të tillë deri nga mesi i vitit të ardhshëm ku kjo teknologji do të jetë e disponueshme për shumicën e përdoruesve.

Qualcomm nuk është kompania e vetme që po punon në sjelljen e kësaj teknologjie tek përdoruesit. Teknologjia premton shumë dhe asnjë kompani nuk mund të injorojë këtë risi. Quantenna tashmë ka filluar të dërgojë çipet e para, një të tillë po e përdor Asus në routerin e saj RT-AC87U. Nëse routeri ka një teknologji MU-MIMO që funksionon, duhet të jetë e përshtatshme me pajisjet Snapdragon 801 sipas Qualcomm. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat