5 vjeçari zbulon një defekt në Xbox One, Microsoft e shpërblen me lojëra falas

Teknologji

5 vjeçari zbulon një defekt në Xbox One, Microsoft e shpërblen me lojëra falas

Më: 7 prill 2014 Në ora: 16:51

Microsoft është përpjekur gjithmonë që të mbrojë shërbimin e saj Xbox Live nga ata njerëz që duan të marrin llogaritë e të tjerëve. Këtë javë është zbuluar një defekt në një llogari Xbox Live nga një djalë 5 vjeçar. KGTV në San Diego raporton se fëmija Kristoffer Von Hassel nga Kalifornia kishte hyrë në llogarinë e babait të tij në Xbox Live dhe luante lojëra që nuk ishin të moshës së tij.

Pasi shtypi një fjalëkalim të gabuar, Kristoffer ndoqi rrugën e verifikimit të fjalëkalimit. Përgjatë rrugës, ai shtypi disa herë tastin e hapësirës, dhe arriti të futej në llogarinë e të atit. “Fjalëkalimi e lejoi atë të kishte akses, jo vetëm te lojërat, por tek çdo gjë që ofrohej nga Xbox,” tregoi babai i djalit 5 vjeçar. Microsoft e ka rregulluar tashmë këtë defekt, dhe listoi emrin e djalit në një faqe ku ishin edhe të tjerë njerëz që kishin zbuluar defekte në shërbimet e tyre. Veç kësaj, kompania i dhuroi atij 50 dollarë, katër lojëra falas dhe një vit abonim falas në Xbox Live. Si duket Kristoffer do të ketë një të ardhme të ndritur për sa i përket sigurisë në internet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat