Hiqet dorë nga prodhimi i Renault Twingo Z.E.

Teknologji

Hiqet dorë nga prodhimi i Renault Twingo Z.E.

Më: 7 prill 2014 Në ora: 01:46


Renault gjeneratën e tretë të Twingo-s e paraqiti në fillim të muajit të kaluar në panairin e Gjenevës, dhe duhet rikujtuar se ky model është zhvilluar në bashkëpunim me “Daimler-in”. Më herët gjatë këtij viti ishin paraqitur edhe lajmet se Twingo III do të jetë në dispozicion edhe në versionin elektrik Z.E., por sipas informatave të fundit nga Franca thuhet se është hequr dorë nga prodhimi i kësaj makine.

Siç njoftojnë mediat e këtij vendi deri te kjo erdhi për shkak të shitjes së modelit Zoe që ishte më pak sesa ishte parashikuar, ndërsa sherri i shitjes kohë më parë është ndërprerë edhe prodhimi i makinës elektrike Fluence Z.E.

“Renault” përndryshe Twingo-n e re e paralajmëroi vitin e kaluar kur e paraqiti edhe konceptin elektrik Twin'Z të cilin e vë në lëvizje elektro motori me 50 kW/68KF dhe 226 Nm. Twin'Z arrin shpejtësinë maksimale prej 130 km/h, ndërsa me një mbushje të baterisë me litium-ion mund t’i kalojë rreth 160 km.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat