McLaren 650S Coupe do të kushtojë $265,500

Teknologji

McLaren 650S Coupe do të kushtojë $265,500

Më: 6 prill 2014 Në ora: 23:10

McLaren zbuloi çmimin zyrtar të modelit të tij të ri 650S për Amerikën e Veriut, pas debutimit të tij në mbrëmjen e veturave në Gjenevë. Thuhet se fuqia e saj do të jetë diku rreh 641 kuaj-fuqi, ku ky model dhe modeli tjetër Spider dë të kushtojnë ndërmjet $287,225 dhe $287,225 respektivisht.

McLaren 650S Coupe, do të jetë i pajisur me një motor V8 3.8 litërsh, me dy turbo-mbushës dhe fuqia e motorit do të jetë 641 kuaj-fuqi dhe 500 ft të çifteve rrotulluese, i cili mund të arrijë 96kmh në vetëm 2.9 sekonda. Kjo është 0.2 sekonda më shpejtë se modeli 12C.

Përveq fuqisë dhe çifteve rrotulluese, vetura do të ketë një transmetues prej shtatë shpejtësive automatike me tufë të dyfishtë në rrotat e pasme. Me disqe të frenave prej karboni dhe me goma të përformancës Pirelli P Zero Corsa, 650S duhet të jetë me të vërtetë një forcë që duhet llogaritur në rrugë.
Modeli tjetër F1 i McLaren (i lansuar për herë të parë në vitin 1993) është shumë më i pranishëm në modelin P1 se sa në 650S. Shpejtësia e tij arrinë 99kmh në vetëm 2.8 sekonda, i cili ka 903 kuaj-fuqi dhe përdor një bosht hibrid që është aktualisht në hap me kohën dhe teknologjinë. F1 poashtu është ende një armë e vërtetë e vitit 2014, dhe shpejtësia maksimale e tij arrinë 362kmh dhe vetëm 3.2 sekonda deri në arritjen e shpejtësisë prej 99kmh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat