Samsung lanson Galaxy S5 me 2 SIM kartela

Teknologji

Samsung lanson Galaxy S5 me 2 SIM kartela

Më: 5 prill 2014 Në ora: 15:30


Samsung vazhdon të na befasojë çdo ditë e më shumë. Lëvizja e fundit e kompanisë është lansimi i modelit të saj të fundit Galaxy S5 me dy SIM kartela.

Por, fakti se kompania vendosi ta lansonte këtë produkt aq qetë dhe pa ndonjë njoftim për media, i ka befasuar të gjithë.

Megjithatë, Samsung Galaxy S5 dual-SIM e ka emrin e modelit G9009D dhe sapo është lansuar në “China Telecom”. Smartfoni vjen me një çmim prej 850 dollarësh ndërsa do të lansohet së bashku me variantet tjera më 11 prill. Modeli i S5 dual SIM vjen me përkrahjen për CDMA2000 në njërën SIM kartelë ndërsa në tjetrën me GSM, por s’e ofron shërbimin LTE radio.

Përveç 1.5g peshë ekstra, Samsung Galaxy S5 G9009D është identik me binjakun e tij ndërkombëtar. Nga procesori Snapdragon 801 me ekranin 5.1" 1080p Super AMOLED e deri tek kamera 16MP, si dhe specifikat tjera – këto dy modele janë të njëjta.

Bateria në versionin e ri të Samsung Galaxy S5 ka kapacitet 2,800mah.

Fatkeqësia e këtij modeli është se aktualisht do të jetë në dispozicion vetëm në Kinë ndërsa nuk është bërë e ditur nëse modeli Galaxy S5 G9009D do të jetë në dispozicione dhe për tregjet tjera jashtë Kinës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat