Apple planifikon WWDC 2014 për javën e parë të qershorit

Teknologji

Apple planifikon WWDC 2014 për javën e parë të qershorit

Më: 4 prill 2014 Në ora: 17:05

Biletat tashmë janë në dispozicion përmes webfaqes WWDC prej orës 10:00 të hënën, por duket se do të shiten deri atëherë. Vitin e kaluar biletat për konferencë ishin shitur vetëm pak orë pasi që Apple i vendosi ato në shitje online.

Apple njoftoi se biletat do të lëshohen përmes zgjedhjeve të rastësishme dhe zhvilluesit do ta dijnë statusin e tyre në orë 17:00 të hënën. Ata të cilët përzgjedhen për të marrë pjesë do të duhet të paguajnë mbi 1,599$ për biletë.

Kompania pret që të ketë më shumë se 1,000 inxhinier të saj në konferencë, për t’u treguar të pranishmëve punimet e tyre të iOS dhe OS X.

Një pyetje kureshtare po bëhet rreth kësaj konference: A do ta prezentojë Apple verisionin 8 të iOS dhe çfarë karakterisitika do të jenë të gatshme për versionin e ardhshëm të sistemit operativ për celularë?

Thashethemet thonë se aplikacionet e Mac do të vijnë në iPhone dhe iTunes Radio do të kthehet në aplikacion të veçantë.

Përditësimi i fundit i rëndësishëm, iOS 7.1, solli CarPlay për integrimin e iPhone në paisjet e veturave, së bashku me disa përditësime për Siri dhe Touch ID.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat