Prezantohen tri modelet e reja NOKIA

Teknologji

Prezantohen tri modelet e reja NOKIA

Më: 4 prill 2014 Në ora: 14:21

Nokia ka zbuluar modelet e reja të Lumia 930, 635 dhe Lumia 630.
Nokia Lumia 930 sjell ekranin me diagonalen prej 5 inç në full high definition me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, në teknologjinë e ekranit Nokia ClearBlack OLED.
Modeli i ri i telefonit të Nokias do të vijë me versionin më të ri të sistemit operativ të Microsoft, Windows Phone 8.1.
Kamera e pasme e Nokia Lumia 930 vjen me 20 megapiksel në PureView, stabilizimin optik të fotografisë (OIS) dhe optikën e ZEISS, ndërsa kamera e përparme e telefonit është në HD me 1.2 MP.
Telefoni është pajisur me procesor quad core 2.2 GHz Snapdragon 800 nga Qualcomm, bashkë me 2GB RAM.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat