Analiza e sulmeve kibernetike nga Kaspersky

Teknologji

Analiza e sulmeve kibernetike nga Kaspersky

Më: 4 prill 2014 Në ora: 11:14

Kompania e sigurisë kibernetike, Kaspersky, ka vënë në disponzicion online një hartë interaktive dhe në kohë reale të sulmeve virale në glob në të gjitha vendet e botës. Dhe harta nuk është shumë tërheqëse duke parë sulmet e shpeshta.

Globin e Kaspersky mund ta rrotulloni për të parë Shqipërinë, mund të përdorni mouse për të zmadhuar e zvogëluar. Mund të klikoni një vend për të parë numrin dhe tipin e sulmeve të zbuluara. Në podium, deri në kohën e shkrimit të këtij shkrimi, Rusia është vendi më i sulmuar, i ndjekur nga India dhe nga SHBA në vendin e tretë. Por gjithsesi, renditja ndryshon shpesh në varësi të orarit. S

hqipëria mesa duket paska një pozicion relativisht të mirë, numri 137. Vende si Grenlanda që në renditje është numri 236, Korea e Veriut në vend të 238 apo edhe Antarktida në vend të 245 mund të jenë postime deri diku për të qeshur, duke parë aktivitetin shumë të pakët të internetit në këto vende. Në linkun këtu mund të gjeni hartën interaktive për të eksploruar vende të ndryshme: http://cybermap.kaspersky.com/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat