Apple prezanton zyrtarisht iPad Mini

Teknologji

Apple prezanton zyrtarisht iPad Mini

Më: 24 tetor 2012 Në ora: 09:20

Më në fund erdhi dita e shumëpritur: Apple ka prezantuar iPad Mini-n. Ashtu siç kuptohet edhe nga vetë emri, është një version më i vogël i të famshmit iPad, me një ekran 7.9 inç. Modeli i ri vjen në dy ngjyra: të bardhë dhe të zezë.

Ekrani pothuajse 8 inç ka një aspect ratio 4:3 dhe sigurisht që i jep tabletit një avantazh konkurrues mbi llojet e tjerë të tabletëve 7 inç. Sipërfaqja është 29.6 inç2 nga 21.9 që është në një tablet 7 inç me 16:9. Ka gjithashtu të njëjtin rezolucion si iPad-i dhe iPad 2, 1,024 x 768.

iPad Mini është 71 mm i hollë

iPad Mini ka një çip A5, të njëjtë me atë të iPod touch-it aktual. Kamera e përparme është 720p, ndërsa ajo e prapme është 5-megapiksel.

Përfshin edhe karikuesin e ri të Apple (new Lightning connector), që u prezantua për herë të parë për iPhone 5. Peshon 310 gram, që do të thotë pothuajse sa gjysma e iPad-it.Është gjithashtu edhe 71 mm i hollë.

Çmimi për iPad Mini fillon nga 329 $ për versionin vetëm me Wi-Fi dhe me hapësirë 16 GB. Modelet me kapacitet më të lartë si dhe opsion 4G LTE janë po ashtu të disponueshme. Çmimet variojnë si më poshtë:

Për versionet vetëm me Wi-Fi:

- 329 $ për 16 GB

- 429 $ për 32 GB

- 529 $ për 64 GB

Për versionet edhe me rrjet 4G:

- 459 $ për 16 GB

- 559 $ për 32 GB

- 659 $ për 64 GB

Eventi për prezantimin e iPad Mini-t u mbajt në San Jose, Kaliforni

Porositjet paraprake fillojnë më 26 tetor. Pajisjet me Wi-Fi fillojnë të shpërndahen më 2 nëntor ndërsa ato me 4G dy javë më vonë. Mbështjellësi i jashtëm vjen në ngjyra të ndryshme, ashtu si dhe iPad-i, duke përfshirë blu, jeshile, pink dhe të zezë.

iPad Mini u prezantua të martën në eventin e përgatitur posaçërisht për të nga shefi i marketingut në Apple, Phil Schiller, i cili e hapi fjalimin me shprehjen “Kemi edhe diçka tjetër për t’ju treguar.” Eventi u mbajt në San Jose, Kaliforni. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat