Në Britaninë e Madhe shiten të gjithë tabletët Surface

Teknologji

Në Britaninë e Madhe shiten të gjithë tabletët Surface

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 14:00

Një version i tabletit të ri Surface të Microsoft-it është shitur në Britaninë e Madhe, ndonëse ka qenë në dispozicion për para-porositje vetëm një javë më parë.

Versioni prej 32 GB i tabletit Surface pa një shtresë të ndjeshme për prekje është për momentin i listuar si “Përkohësisht i shitur” në dyqanin online të Microsoft-it në Britaninë e Madhe.

Nuk është njohur se sa njësi kishte në dispozicion Microsoft-i të gatshme për porositje në këtë shtet, ose kur versioni prej 32 GB pa një shtresë të ndjeshme për prekje do të jetë në dyqan. Tableti u bë gati për para-porositje më 16 tetor.

Modeli prej 32 GB pa një shtresë të këtillë është versioni më i lirë i Surface, duke u shitur me pakicë në vlerë prej 399 £. Versioni i njëjtë i tabletit i shitur me mbulojën e ndjeshme për prekje vjen për 479 £, ndërsa versioni 64 GB me shtresën e ndjeshme për prekje ka çmimin prej 559 £.

Versioni pa tastierë i Surface është më i lirë

Versioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dyqanit online të Microsoft-it sidoqoftë ka ende aksione në dispozicion, ashtu siç ka edhe në Francë dhe Gjermani.

Pritja për versionin bazik të Surface është listuar si tri javë, në krahasim me një deri në dy javë për versionet me një tastierë. Përfshirja e një tastiere me dy nga tre dengat e Surface ka nxitur një debat rreth realizueshmërisë së tabletëve për disa lloje të përdoruesve.

Versioni pa tastierë i Surface është duke u shitur së pari sepse është më i lirë, ose sepse përdoruesit nuk janë të interesuar që ta përdorin shtresën e ndjeshme për prekje. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat