Apple mund të mos prodhojë më iPad 2 pas lançimit të iPad Mini

Teknologji

Apple mund të mos prodhojë më iPad 2 pas lançimit të iPad Mini

Më: 23 tetor 2012 Në ora: 12:56

Me planifikimin e lançimit të versionit të vogël të iPad-it, mund të ndodhë që Apple të mos vazhdojë më prodhimin e linjës së iPad 2, për t’u përqendruar më tepër në modelin e ri.

Eliminimi i iPad 2 mund të japë edhe një ide mbi çmimin që mund t’i vendoset produktit. Siç raportohet nga analisti i brendshëm i Apple, Rob Cihra, parashikohet që Apple të shesë rreth 7 milionë iPad Mini deri në fund të vitit.

Prandaj, prodhimi i këtij tableti, mund të eliminojë njërën linjë të produkteve të kompanisë. Ndalimi i prodhimit të iPad 2 është në fakt një zgjedhje logjike.

Produkti ka një moshë prej 1 viti e gjysmë, që është shumë në botën e teknologjisë dhe iPad Mini pritet të ketë të njëjtin rezolucion për ekranin.

Po ashtu, prezenca e iPad 2 do të përbënte një problem për mënyrën se si do të pozicionohet iPad Mini në treg.

iPod touch, i cili ka një ekran prej 4 inç, ka një çmim fillestar prej 299 $. Ndërsa iPad 2, me një ekran 9.7 inç, fillon nga 399 $.

Duke marrë parasysh këto dy produkte, mbetet shumë pak hapësirë për një pajisje të ndërmjetme mes tyre.

Gjithsesi, iPad Mini do të konkurrojë me tabletë si Kindle Fire HD dhe Nexus 7, të cilat kanë një çmim fillestar prej 199$, që mund të jetë më i lirë se ai i iPad Mini-t. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat