Shumë printerë të Dell dhe HP nuk do të funksionojnë me Windows RT

Teknologji

Shumë printerë të Dell dhe HP nuk do të funksionojnë me Windows RT

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 13:24

Hewlett-Packard (HP) dhe Dell kanë publikuar listën e printerëve që do të jenë funksionalë me sistemin operativ të tabletëve Windows 8 dhe RT.

Në fillim të këtij viti, Microsoft-i deklaroi se disa printerë të vjetër nuk do të punonin me Windows 8 dhe RT.

Ndërkohë që lista e printerëve që nuk janë funksionalë me RT është e gjatë dhe vihet re që suportimi për Windows 8 është më i madh.

Microsoft-i ka shpjeguar se ka modifikuar arkitekturën e procesit të printimit, duke e bërë atë më të thjeshtë.

Tabletët Windows RT, si p.sh Surface, kanë burime të kufizuara meqenëse procesorët 32-bit ARM kanë kujtesë deri në 4GB. Disa aplikacione ekzistuese mund të punojnë me Windows 8 por jo me RT.

Dy kompanitë kanë dhënë detaje për këtë problem me printerat

HP ka publikuar listën e 200 printerëve LaserJet dhe ColorJets si dhe pajisjeve shumë funksionale prej të cilave vetëm 34 janë plotësisht funksionalë me Windows RT, ndërsa pjesa më e madhe e tyre nuk do të kenë probleme me Windows 8.

Printerët dhe pajisjet shumë funksionale që nuk janë të pajtueshëm me RT janë gjithsej 83.

Gjithashtu, 83 të tjera ofrojnë “suport të kufizuar”, që do të thotë se ato nuk mund t’i shfrytëzojnë të gjitha karakteristikat e avancuara të printimit. HP nuk ka publikuar ende listën e printerëve inkjet.

Lista e Dell për printerët lazer dhe inkjet tregon që vetëm 32 nga 110 të tillë janë funksional me RT (2 nga 36 inkjet).

Po ashtu, kompanitë e printerëve mund të mos lançojnë drajvera për të bërë funksionalë printerët e vjetër me sistemin e ri operativ, në mënyrë që të rrisin shitjet e produkteve të tyre të reja. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat