Instagram sjell një ndryshim të ri

Teknologji

Instagram sjell një ndryshim të ri

Më: 21 tetor 2012 Në ora: 13:18

Instagram ka bërë një ndryshim, ku mbase shumë përdorues mund ta mirëpresin. Tani ky aplikacion vendos emrat e njerëzve me të cilët i shpërndani fotografitë në Twitter me emrin e tyre përkatës të Twitter-it, edhe nëse emri i atij përdoruesi në Instagram është ndryshe.

Kjo nënkupton që ju mund të përmendni një @përdorues në Instagram dhe ky aplikacion do ta kthej atë në emrin e përdoruesit në Twitter.

Në këtë mënyrë nuk i përzien përmendjet të cilat i keni shpërndarë fotografitë në Twitter, që do t’iu mundësojë njerëzve që nuk kanë kontrolluar Instagramin – dhe e kanë një emër tjetër të përdoruesit në shërbim, që të shikojë se ju i keni përmendur ata gjatë përdorimit të rrjetit Twitter.

Më parë, kur keni shpërndarë një fotografi nga Instagrami me një përmendje të një përdoruesi tjetër të Instagramit në të, ishte vetëm një tekst i zakonshëm në Twitter nëse emri i tyre nuk ishte identik. Tani, kjo përmendje do të jetë në fakt një lidhje (ang. link) e Twitter-it .

Ja se si janë rregullat:

Nëse përdoruesi i @përmendur ka lidhur Instagramin me Twitteri-n:

-Emri i përdoruesit të Instagramit do të paraqitet në titullin e fotografisë

-Emri i përdoruesit në Twitter do të paraqitet në cicërimë

Nëse përdoruesi i @përmendur nuk ka lidhur Instagramin me Twitter:

-Emri i përdoruesit të Instagramit do të paraqitet në Twitter

-Shenja @ do të largohet nga emri i përdoruesit kur të shpërndahet në Twitter

Për @përmendjet që nuk përkojnë me ndonjë emër përdoruesi të Instagramit, shenja @ do të mbes kur të shpërndahet në Twitter.

Është ky një ndryshim i mirë për një zhvillim përpara, duke marrë parasysh faktin që Instagrami është gjithashtu i poseduar nga rrjeti shoqëror Facebook, ndonëse ende vepron kryesisht në mënyrë të pavarur. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat