Shtetet aziatike me internetin më të shpejtë

Teknologji

Shtetet aziatike me internetin më të shpejtë

Më: 19 tetor 2012 Në ora: 13:51

Shpejtësia e internetit po shpejtohet në të gjithë botën, udhëhequr nga shtetet Aziatike të Paqësorit si Korea Jugore, Japonia, dhe Hong Kongu, ndërkohë që Kina mbetet origjina e sulmeve.

Sipas raportit për internetin të Akamai's Second Quarter 2012, që doli këtë të enjte, shpejtësia globale mesatare e Internetit është 3Mbps.

Në Japoni shpejtësia e Internetit po rritet me 21% çdo vit. Korea Jugore, Japonia, Hong Kongu kanë shpejtësi më të madhe.

Në raportin e Akamai, Korea Jugore, Japonia dhe Hong Kongu kanë shpejtësi mesatare respektivisht nga 14.2Mbps, 10.7Mbps deri 8.9Mbps.

Trafiku më i madh i sulmeve në internet e ka origjinën nga Azia

Mes shteteve Aziatike të Paqësorit, Singapori merr vendin e katërt me një shpejtësi prej 5.1Mbps, duke u renditur si vendi i 25-të globalisht, i ndjekur nga Australia me 4.4Mbps dhe Zealanda e Re me 3.9Mbps.

Shtetet e tjera që nuk kanë hyrë në top 10-n e shteteve Aziatike të Paqësorit janë Taivani, Tailanda, Malaizia dhe Vietnami. Shpejtësinë më të madhe të internetit e ka Hong Kongu, me 49.2Mbps.

Trafiku më i madh i sulmeve e ka origjinën nga Azia. Trafiku më i madh i sulmeve e ka origjinën nga rajonet e Azisë dhe Paqësorit me 38 %të sulmeve edhe pse kanë rënë me 42 %.

Azia është e ndjekur nga Europa e cila ka 36 % të sulmeve, ndërkohë që 23 % vijnë nga Amerika Veriore dhe Jugore.

Kina ka volumin më të madh të sulmeve, meqenëse 16 % të sulmeve globale e kanë origjinën nga ky shtet. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat