iPad-Mini pritet të lëshohet të martën

Teknologji

iPad-Mini pritet të lëshohet të martën

Më: 17 tetor 2012 Në ora: 14:35

Kompania Apple do të ketë një konferencë për informim në selinë e saj në Cupertino, të martën e javës së ardhshme dhe thuhet se gjiganti kompjuterik do të bëjë zbulimin e të shumëpriturit, iPad Mini.

Kompania mendohet që të lëshojë edhe një MacBook Mini të ri dhe një MacBook Pro 13 inç me një paraqitje retina të rezolucionit të lartë.

Thashethemet kanë qarkulluar për shumë ditë dhe ajo që presim është një tabletë prej 7.8 inç, pak më e madh se tabletat prej 7 inçësh që kanë sistemin operativ Android duke përfshirë Google Nexus 7, Kindle Fire dhe Kindle Fire HD.

Çmimi i iPad Mini-it do të jetë më i ulët se ai i iPad-it

Natyrisht Mini me siguri se do të jetë më i lirë se iPad. iPad 2 fillon me çmimin prej 399 dollarë, ndërsa gjenerata e re e tretë fillon prej 499 dollarësh.

Mund të jetë e mundshme që Apple do të shesë këtë iPad-Mini për 199 dollarë. Sikur i shumë reklamuari dhe po ashtu i kritikuari, iPhone 5, iPad Mini do të jetë një shtesë e mirëseardhur në linjën e Apple dhe madje edhe mund të ndihmojë në rritjen e pranisë së vet në treg, që, sipas Pew Research, ka rënë nga 81 për qind në 51 për qind vitin e kaluar. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat