Lenovo synon të ketë linjë prodhimi në ShBA

Teknologji

Lenovo synon të ketë linjë prodhimi në ShBA

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 11:02

Prodhuesi më i madh kinez i kompjuterëve personalë, Lenovo, ka bërë një lajmërim mahnitës kur tha që do të prodhojë laptopë, tabletë dhe desktopë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por përse prodhuesi më i madh kinez i kompjuterëve personalë do të vendoste që të bënte prodhimin e pajisjeve në Amerikë, kur dy furnizuesit kryesorë dixhitalë në Shtetet e Bashkuara, Apple dhe Hewlett-Packard, nuk kanë virtualisht asgjë në Shtetet e Bashkuara dhe pothuajse asgjë në Kinë apo Azi?

E panevojshme për ta thënë, por përgjigja është më e ndërlikuar se sa vetëm mundësitë në rritje në Shtetet e Bashkuara, tha CEO i Lenovos, Yuanqing Yang në një deklaratë. Dhe lëvizja vjen teksa administrata e presidentit Obama ngriti retorikën në investimet kineze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por nëse kjo është në të vërtet më shumë një nismë publicitare, ajo ngre disa pyetje interesante, se pse Lenovo është duke e bërë këtë lajmërim dhe jo HP ose Apple?

Kompania kineze ka në plan të bëjë gati stacionet punuese dhe serverët inxhinierikë

“Linja e prodhimit të SHBA-së do të jetë në gjendje që të kthejë disa nga produktet më të reja dhe më inovative të Lenovos, si desktopi i lajmëruar së fundi ThinkCentre M92p Tiny dhe ThinkPad Tablet 2,”- tha kompania.

Kështu, nëse Lenovo është duke pohuar që mundet të prodhojë ose të mbledhë një ThinkPad Tablet 2 në Shtetet e Bashkuara në fillim të vitit 2013, pse nuk mundet Apple të mbledhë një pajisje konsumerike këtu? Ose HP të prodhojë një PC ose një pajisje të profilit të lartë?

Nuk ka dyshim, Apple dhe HP kanë një listë të gjatë të arsyeve se pse ata mund t’i bëjnë gjërat në Shtetet e Bashkuara, por Lenovo, që bleu biznesin e PC-ve të IBM-it në vitin 2005, së paku sfidon nocionin.

Dhe kjo nuk është e tëra që Lenovo planifikon të prodhojë. “Stacionet punuese dhe serverët inxhinierikë” janë planifikaur për prodhimin. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat