Kush mund të jetë fotografia më e njohur e të gjitha kohërave

Teknologji

Kush mund të jetë fotografia më e njohur e të gjitha kohërave

Më: 7 tetor 2012 Në ora: 00:00

Ndoshta nuk është edhe aq e njohur sa Mona Lisa, por fotoja e Charles O’Rear me titullin Bliss, mund të jetë parë edhe më shumë herë se ajo e Da Vincit.

Publikuar në vitin 2002, fotoja u shpërnda dhe u bë e njohur veçanërisht si pjesë e sfondit automatik të Windows XP (nën ‘Luna theme’).

O’Rear e ka realizuar këtë foto në momentet kur po bënte pushime nga një punë që i kishin caktuar në luginën Napa, Kaliforni.

Ai ka punuar dikur me National Geographic. Deri tani nuk ka dhënë asnjë detaj mbi çmimin që ka paguar Microsoft-i për ta blerë foton.

Fotografia tërhoqi sërish vëmendjen disa javë më parë, kur një foto blog postoi se audienca e fotos vlerësohej rreth 1 miliard. Megjithatë, vetë fotografi O’Rear është shprehur se: "1 miliard është thjesht një hamendësim".

Gjithsesi, në bisedat që zhvillon me kolegët dhe miqtë e tij, të gjithë bien dakort se është fotoja që njihet më tepër në botë.

Edhe nëse ia tregon dikujt nga fshatrat rurale të Kinës, një austronauti apo stafit të brendshëm të Shtëpisë së Bardhë, e kanë parasysh atë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat