Mozilla Firefox përgatit pamjen e re për Windows 8

Teknologji

Mozilla Firefox përgatit pamjen e re për Windows 8

Më: 6 tetor 2012 Në ora: 15:30

Mozilla përditësoi blogun e saj gjatë ditës së enjte me lajmin që Firefox Metro Preview për Windows 8 është tani në dispozicion për shkarkim.

Mozilla, ka lëshuar gjithashtu disa foto që tregojnë se si mund të duket shfletuesi në Windows 8. Ky version i shfletuesit të popullarizuar punon edhe në ambientet “Classic Desktop” të Windows 8 edhe në Modern UI të Microsoft-it.

Dhe ashtu siç duket nga emri, Mozilla është duke u bashkuar me etiketa “Metro” megjithëse Microsoft-i këmbëngul që të bëhet përdorimi i përshkrimeve të reja.

Pengesë për këtë version është konceptimi për RTM të Windows 8 dhe përdoruesit e Release Preview duken të jenë të pafat.

Shfletuesi i ri mund të shkarkohet si një ndërtim “nightly” nga dega e zhvillimit Elm që është depoja eksperimentale ku shumica e zhvillimit të Metro-s së Mozilla-s vendoset.

“Kjo depo prodhon ndërtime "nightly", të ngjashëm si kanali Firefox Nightly. Sapo të instalohen, këto ndërtime do të vetë përditësohen kështu që ju mund të ndiqni zhvillimin e Metro Firefox,” -tha Asa Dotzler, i cili është menaxher produkti për Firefox në Mozilla.

Gjatë javëve në vijim Mozilla do të jetë duke bërë përfundimin e integrimit me Windows, duke shtuar veçori të reja, duke përmirësuar funksionimin dhe përgjegjësinë dhe duke kryer mirë punën e nevojshme, që shfletuesi të jetë i gatshëm më 26 tetor. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat