Anonymous sulmon disa uebfaqe qeveritare suedeze

Teknologji

Anonymous sulmon disa uebfaqe qeveritare suedeze

Më: 6 tetor 2012 Në ora: 13:34

Individët që kanë lidhje me grupin e hakerëve Anonymous kanë nisur një sulm në disa uebfaqe qeveritare dhe bankare suedeze në emër të The Pirate Bay dhe editorit të Wikileaks-it, Julian Assange.

Në një video të postuar gjatë ditës së djeshme në YouTube, organizatorët e sulmit premtuan që do të ndërmarrin “sulme madhore në disa portale vitale që përfaqësojnë shoqërinë suedeze” në ditët e ardhshme.

Përpjekja, e pagëzuar si "#OpPRQ #OpPirateBay", do të jetë “gjëja më e madhe e bërë ndonjëherë në historinë e Anonymous,”- thuhet në video.

Aty kërkohet ndihma e mbështetësve, kryesisht për kryerjen e sulmeve DDoS. “Lirojeni Assange. Lirojeni Internetin. Na prisni neve,”- përfundoi videoja.

Wall Street Journal gjatë ditës së sotme raportoi që sulmet rrëzuan uebfaqet për Shërbimet e Sigurisë së Suedisë, Zyrës së Prokurorëve dhe Bankës Qendrore të këtij shteti. Në Twitter, disa mesazhe në lidhje me Anonymous raportuan që përpjekja ishte një grackë e sponsorizuar nga qeveria.

Së fundi, @AnonNCarolina2 lajmëroi që: “Ne kemi gjetur provën përfundimtare që #OpPirateBay #OpPR #OpSweden është një ibrik mjalti deri më tani. Lundroni të sigurt, goditni fuqishëm”.

Kjo hakmarrje vjen pas sulmit nga autoritetet policore suedeze ndaj hostuesit të uebit PRQ që është i vendosur në Stokholm, që njihet për hostim të disa nga faqeve më të popullarizuara problematike në internet, duke përfshirë Pirate Bay dhe Wikileaks. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat