Zuckerberg takohet me kryeminstrin rus Medvedev

Teknologji

Zuckerberg takohet me kryeminstrin rus Medvedev

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 10:02

Pronari i rrjetit Facebook, Mark Zuckerberg, ishte në Moskë gjatë ditës së hënë, ku pati një takim me kryeministrin e Rusisë Dimitry Medvedev.

Zyrtarët rusë kërkojnë nga Zuckerberg që të zgjerojë operacionet e ndërmarrjes në Rusi. Ministri rus i Komunikacionit u shpreh që kryeministri Dimtrv Medvedev i kërkoi themeluesit të rrjetit shoqëror që të braktis planet për të tërhequr programuesit rus dhe në vend të kësaj të bëjë hapjen e një qendre hulumtimi në Moskë.

Sipas Associated Press, një zëdhënëse e rrjetit Facebook kishte mohuar që të komentonte rreth këtij takimi, pasi nuk ishte e autorizuar, por ajo tregoi që ndërmarrja tani nuk ka ndonjë plan për zgjerim në Rusi.

Kreu i rrjetit shoqëror më të madh në botë, Zuckerberg, gjatë vizitës së tij në Rusi në një turne për garat për programim për të identifikuar talentët e rinj, kishte lënë veshjen e tij të zakonshme, duke u pajisur me kostum dhe kravatë për takimin e tij me kryeministrin rus.

Ndërmarrjet ruse të uebit shpesh komandojnë aksione më të mëdha të tregut vendor se sa të ndërmarrjeve në Shtetet e Bashkuara.

Facebook-u ka rreth 9 milionë përdorues nga Rusia, ndërsa rrjeti vendor VK ka rreth 34 milionë. (Associated Press/PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat