iPad Mini pritet të prezantohet më 17 tetor

Teknologji

iPad Mini pritet të prezantohet më 17 tetor

Më: 4 tetor 2012 Në ora: 10:02

Më datën 10 tetor të këtij viti do të fillojë shpërndarja e ftesave për eventin e madh të rradhës nga Apple.

Bëhet fjalë për ceremoninë e promovimit të iPad Mini-t që do të zhvillohet më 17 tetor. Ky i fundit do të jetë në treg prej datës 2 nëntor 2012.

Kështu raportohet nga Fortune, ku citohet se një investitor i Apple i kishte dëgjuar këto informacione nga disa burime të ndryshme.

Në fakt edhe informacionet e deritanishme që qarkullojnë flasin për prezantimin e iPad Mini-t në tetor të këtij viti.

Disa foto që kanë filluar të qarkullojnë në internet shfaqin një pajisje me ekran 7.85 inç, me pjesën e pasme prej alumini (i ngjashëm me iPad-in) si dhe me një kornizë të zezë ose ndoshta edhe të bardhë që rrethon ekranin dhe butonin ‘home’ në fund.

Pritet që iPad Mini të kushtojë më pak se iPad-i, duke konkurruar në këtë mënyrë Nexus 7 dhe Kindle Fire.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga kompania. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat