Një model i ri ekrani po prodhohet nga Sharp

Teknologji

Një model i ri ekrani po prodhohet nga Sharp

Më: 3 tetor 2012 Në ora: 11:31

Kompania Sharp ka njoftuar se ka filluar me prodhimin serial të ekraneve 5 inçësh në rezolucionin Full HD (1080p) për smartfonë dhe pajisjet tablet.Këto ekrane do të kenë dendësi të madhe të pikave prej 441 ppi, por edhe të ashtuquajturën “dizajnin e ri të pikselëve”, “çka mbetet ende për tu shpjeguar”.

Deri më tani disa kompani kanë prezantuar ekranët 1080p, por Sharp është i pari i cili fillon me prodhimin masiv të tyre.

E vetmja pajisje deri tani me ekranin 1080p që është prezantuar zyrtarisht është ajo e kompanisë kineze Oppo, ndërkohë ka spekulime se të njëjtin ekran do ta përdorë edhe modeli i ardhshëm hibrid i HTS-së One X5.

Mendimet tona nëse na duhen me të vërtet ekranet 1080p mund ti lexoni këtu. PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat