Shitja e telefonave mobilë pa mbushës

Teknologji

Shitja e telefonave mobilë pa mbushës

Më: 2 tetor 2012 Në ora: 18:46

Operatori mobil O2 ka paralajmëruar që do të fillojë shitjen e telefonave të “mençur” pa mbushës. Tani për tani bëhet fjalë për high-end modelin e paemërtuar nga HTC, por në plan është që të vazhdohet të zgjerohet ky opcion me të gjitha pajisjet në ofertë deri në vitin 2015.

Sipas pohimeve nga ky operator, deri te ky vendim erdhi pasi që shumica e blerësve nuk i shfrytëzojnë mbushësit të cilët i marrin me telefona mobilë. Thonë që madje 70 për qind të 30 milionë blerësve në vit të aparateve smartphone në Britani të Madhe tashmë kanë mbushin adekuat për telefonin e ri. Sipas vlerësimeve të tyre, në Britani të Madhe ekzistojnë 100 milionë mbushës të cilët nuk shfrytëzohen. Natyrisht, me telefonat mobilë edhe më tutje do të liferohet kablli USB për lidhje në kompjuter ose në mbushësin ekzistues, por vetë mbushësi do të mund të blihet ndaras.

Me largimin e pajisjeve të panevojshme HTC dhe O2 mendojnë të kursejnë në paketim dhe transport të aparateve, ndërsa do të zvogëlohet edhe numri i mbushësve të cilët i mbajnë në sirtarë blerësit, dhe të cilët nuk i shfrytëzojnë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat