Apple ka patentuar mbushësin universal të baterive

Teknologji

Apple ka patentuar mbushësin universal të baterive

Më: 1 tetor 2012 Në ora: 17:57

Kompanisë Apple i është ndarë në SHBA patenta për sistemin universal për mbushje të baterive.

Patenti i Apple i quajtur ”Battery charging system for mobile and accessory device” përshkruan sistemin e thjeshtë i cili përbëhet nga kompjuteri (host system), mbushësi i baterisë dhe pajisjet e ndryshme të cilat mbushen. Vetë mbushësi i baterisë mbushet përmes kompjuterit i cili në fotografi duket si iMac me sllot për bateri të vendosur anash. Kur mbushet atëherë lidhet në tastierë, mi, telefon të “mençur” apo çfarëdo pajisje tjetër baterinë e të cilës duhet ta mbushë.

Në esencë mbushësi i baterive i Apple ka të njëjtin funksionalitet sikurse edhe shumë mbushës tjerë të cilët me ndihmën e baterive të veta i mbushin bateritë e telefonave mobilë dhe pajisjeve tjera mobile. Vetëm se nuk e përdorin lidhjen micro USB që tani është standarde, por ndonjë konektor të vetin universal i cili u përgjigjet edhe pajisjeve tjera. Apple e ka paraqitur këtë patentë në vitin 2007, pra shumë më herët se të bëhej standard konektori universal USB.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat